Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se ka kërkuar që 7 qershori të jetë dita kur të mbahen zgjedhjet, ashtu siç parashihet nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, Radoniqi deklaron se ka kërkuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më vonë.
Sa i përket buxhetit të KQZ-së, Radoniqi tha se mund të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara.
“Sa më vonë. Çështja e buxhetit nuk është diskutuar ende në KQZ, por besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë”, tha Radoniqi.









