Hapet rrugë për rikthimin e Limajt në PDK

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.

Musliu ka thënë se se Limaj duhet të ofrohet te PDK nëse e sheh si mundësi këtë veprim.

“PDK i ka dyert hapur për secilin qytetar që është i interesuar qe të kontribuojë në PDK për Kosovën. Sot PDK është në një stad tjetër, Fatmir Limaj është në një pozicion krejt tjetër, ndarja nga PDK i ka mundësuar Limajt që të krijojë një subjekt të ri politik”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Musliu tha se është mëkat që Limaj ka mbetur jashtë institucioneve.

“Limajn e shoh si vlerë kur ai është pjesë e institucioneve, dhe mëkat që ai të jetë jashtë, sepse konsideroj që mund të japë kontribut për shtetin, por unë nuk jam në stadin që mund flas a mund të vijë apo jo, edhe Limaj vet nëse ka vullnet duhet të ofrohet, kemi një kryetar partie të nderuar e të respektuar. Ata duhet të takohen si dy kryetarë dhe pastaj jemi ne që e ngritim dorën pro ose kotra”, shtoi ish-deputetja.