José Mourinho “pa frena” ka folur për “Il Giornale”, duke prekur edhe të kaluarën e tij në Itali. “Special One” shpjegoi se Roma ka qenë vendi më i bukur i karrierës së tij dhe se as kur fitoi Champions League nuk festoi siç ndodhi në kryeqytet pas “Conference League”: “Nuk kam ndjerë kurrë një ambient kaq të jashtëzakonshëm rreth një skuadre futbolli”.
Mourinho gjithashtu hoqi disa “guralecë nga këpuca”: “Megjithatë, Roma ime ka marrë fund. Nuk dua të them më shumë. Madje një gjë po e nënvizoj: askush të mos fajësojë tifozët romanistë duke thënë se është faji i tyre që nuk fitohet. Tifozët verdhekuq janë ata që e ndihmojnë skuadrën, askush nuk duhet t’i prekë”. Nuk dihet kujt i drejtohej ky “thumbim” jo shumë i fshehur.
Në fund, një koment edhe për kombëtaren axurre, ku Mourinho është përmendur si objektiv, por për të Italia nuk ka nevojë për një trajner të huaj: “Keni Allegrin, Conten, mund të përmend edhe 5 apo 6 të tjerë, nuk është ky problemi”.
The post Mourinho: Roma ime ka marrë fund, por askush të mos i prekë tifozët. Italia? Nuk keni nevojë për mua appeared first on Telesport.









