Rritet çmimi i banesave për 5.3 përqind në krahasim me vitin e kaluar

Kushdo që sivjet ka në plan të blejë një banesë, ajo do t’i kushtojë më shtrenjtë se viteve të kaluara.

Laurant Berisha, ekspert i patundshmërisë tha për Klan Kosova se një ndër faktorët është ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore, mungesa e fuqisë punëtore, por siç tha, është edhe mosdija e pronarëve që e mbivlerësojnë pronën.

Kjo fryrje e vlerës së banesave, është e padrejtë për të.

Përfshirja në treg e të huajve dhe diasporës u theksua se luan rol në rritjen e kostos së njësive banesore.