Për herë të disatë, Fenomeni Ronaldo nuk e ka fshehur admirimin e madh që ka pasur dhe ende e ka për francezin Zinedine Zidane, të cilin e zgjedh pa asnjë mëdyshje si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë, bashkë me Ronaldinhon.
“Lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje? Është Zinedine Zidane. Ai ishte lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë futboll dhe shoku më i mirë i skuadrës që kam pasur ndonjëherë”, tha Fenomeni.
Ronaldo gjithashtu vlerësoi Ronaldinhon, duke e quajtur atë “një partner të jashtëzakonshëm, me një gjenialitet vërtet unik”.
I pyetur edhe për mundësitë e Zinedine Zidane si trajner i Francës, Ronaldo nuk ka dyshim për suksesin e tij. Sipas tij, ish-numri 10 francez zotëron të gjitha cilësitë e nevojshme për të udhëhequr një ekip të nivelit të lartë kombëtar.
“Po, ai është absolutisht i aftë. Gjithmonë kam thënë se ai ka profilin e përsosur për këtë punë. Ai ka talentin, përvojën, inteligjencën taktike dhe karakterin ideal”, pohoi braziliani.
The post Fenomeni Ronaldo zgjedh lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë appeared first on Telesport.








