Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan.

Ai njoftoi se bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik i kësaj komune.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut”.

“Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, tha Ramosaj.