Afrika e Jugut e pafat, Kanadaja shënon në frymën e fundit dhe siguron biletën për në 16-she (video)

Kanadaja është kombëtarja e parë që kualifikohet për në raundin tjetër, pra në 16 ekipet më të mira të turneut. Në sfidën e zhvilluar në Los Angeles, Kanadaja fitoi 0-1 ndaj Afrikës së Jugut, falë një goli në frymën e fundit.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 22-të, kur goditja me kokë e Derek Cornelius ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronëen Williams.

Në mintuën e 44-të, Kanadaja pati tre tentativa të njëpasnjëshme për të gjetur golin, por Ronëen Williams u tregua sërish fantastik.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Richie Laryea rrëzohet në zonë pas kontaktit me mbrojtësin kundërshtar, por arbitri mendon se gjithçka është ok dhe vazhdon lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në minutën e 65-të, Kanadaja kishte shansin më të mirë deri tani për të gjetur golin e avantazhit me Tanitoluëa Oluëaseyi, por ndërhyrja vendimtare e Ronëen Williams fillimisht dhe më pas ndërhyrja e Mbokazi, bëjnë që topi të përfundojë në këndore.

Kur ekipet pritej t’i drejtoheshin kohës shtesë prej 30 minutash, Kanadaja gjen golin e avantazhit dhe të fitores së madhe me Stephen Eustaquio, i cili shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 90+2. Ndeshja mbyllet 0-1 për Kanadanë.

Afrika e Jugut e mbyll rrugëtimin në këtë Botëror këtu, Canadaja shkon në raundin tjetër ku do të përballet me fituesin e duelit Holandë-Marok.

SHIKOGOLIN

The post Afrika e Jugut e pafat, Kanadaja shënon në frymën e fundit dhe siguron biletën për në 16-she (video) appeared first on Telesport.