Merr fund një nga dilemat e verës, Lewandowski zgjedh ekipin e ri. Zyrtarizimi brenda 24 orësh

Robert Lewandowski do të transferohet te Chicago Fire në MLS. Sulmuesi polak ka rënë dakord të bashkohet me klubin amerikan, pasi vizitoi klubin dhe qytetin dy javë më parë.

Florian Plettenberg bën me dije se tashmë është arritur çdo gjë mes palëve, kontrata, rroga dhe detajet e tjera. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë brenda këtyre 24 orëve të ardhshme.

Pais vendosi të largohej nga Barcelona si lojtar i lirë, për sulmuesin polak ka pasur interesim të madh si brenda Europës nga ekipe dhe kampionate elitare, ashtu edhe jashtë saj, sidomos nga Arabia Saudite.

Lewandowski ka zgjedhu Chicago Fire, ku sigurisht një nga arsyet kryesore është edhe rroga dhe bonuset e shumta të ofruara nga ekipi amerikan, që pritet të bëhen publike shumë shpejt.

The post Merr fund një nga dilemat e verës, Lewandowski zgjedh ekipin e ri. Zyrtarizimi brenda 24 orësh appeared first on Telesport.