E dhimbshme: Dyshohet se babai dhe djali u goditën nga rryma në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasan Mustafaj.

Dyshohet se babë e bir kanë pësuar goditje nga rryma elektrike, e cila u ka shkaktuar vdekjen.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërkaq Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.