Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën zyrtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë ‘Seleçaon’ në Kupën e Botës 2026. Lista ka sqaruar të gjitha dilemat e ditëve të fundit, veçanërisht sa i përket rikthimit të Neymarit, i cili më në fund është përfshirë në skuadër.
Brazili është pjesë e Grupit C të Botërorit, ku do të përballet me Marokon më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25 qershor. Para nisjes së Botërorit brazilianët do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Panamasë dhe Egjiptit.
Padyshim rikthimi i Neymar bëri bujë, me tifozët që janë parë shumë të lumtur me përzgjedhjen e Ancelottit. Sulmuesi 34-vjeçar i Santos është rikthyer në kombëtare për herë të parë që nga viti 2023, pasi kaloi një periudhë të gjatë të shoqëruar me probleme fizike dhe lëndime.









