Policia e Kosovës ka publikur fotografin e një personi i cili po kërkohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Sipas një njoftimi për media thuhet se çdo ofrim i informatave nga qytetarët do ta ndihmonin sektorin e hetimeve të kryeqytetit për identifikimin e personit dhe arrestimin e tij.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.









