Lushaku-Sadriu: Gjatë 6 vjetëve qeverisjeje, VV s’ka arritur ta nisë asnjë reformë në arsim

Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë asnjë reformë në arsim gjatë gjashtë vjetëve qeverisjeje.

“Brenda gjashtë vjete qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste ASNJË reformë në arsim.

Ja si bëhen reformat kur ka vullnet politik, kur ka vendosmëri e kur e do dijen dhe të mirën e fëmijëve!

Jam krenare, që brenda gjashtë muajsh, kam bërë realitet reformën e MËSIMIT TËRËDITOR.

FËMIJËT tanë meritojnë dije e të ardhme ma mire”, shkruan Lushaku-Sadriu në postim.