Enzo Maresca ka rënë dakord verbalisht të bëhet trajneri i ri i Manchester City këtë verë, duke siguruar një kontratë trevjeçare, sipas raportimeve të shumta.
Gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano dhe “talkSPORT” raportojnë se ish-trajneri i Chelsea do të pasojë Pep Guardiola në stolin e “qytetarëve” në fund të sezonit.
Burimet konfirmojnë gjithashtu se Guardiola do të largohet nga Manchester City pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League, ditën e diel.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga City për këto lëvizje. Madje ka burime në klub që këmbëngulin se Guardiola mbetet trajneri i tyre, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2027.
Për Maresca ky është një rikthim te City, pasi më parë ka qenë ndihmësi i spanjollit në Etihad. Pas largimit, ai drejtoi fillimisht Leicester e më pas Chelsea, duke bërë paraqitje të mira.
The post Enzo Maresca trajneri i ri i Manchester City, italiani siguron një kontratë 3-vjeçare appeared first on Telesport.








