“Zgjedhja e Vincent Kompany si trajner i Bayern ishte si të fitoje llotarinë”

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, nuk mundi gjë tjetër veçse ta duartrokiste publikisht Vincent Kompany për udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm deri më tani. Në dy vjet, trajneri 40-vjeçar belg e ka rikthyer ekipin bavarez në nivelet e dëshiruara.

Në dy sezone, ai ka fituar dy tituj të Bundesliga dhe një Superkupë Gjermane, me sezonin 2025/26 që tashmë është mbyllur në favorin e tij për titullin e 35-të të klubit. Ndërsa Bayern mbetet në garë në dy fronte të tjera, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League (të dyja gjysmëfinale).

Thashë spontanisht: ky do të jetë imazhi i vitit“, tha presidenti Herbert Hainer për festimin e Kompany. “Vincent Kompany është vërtet një fat i madh për ne. Është si të fitosh llotarinë“, tha Hainer.

Më tej, ai komentoi: “Nga njëra anë, për mënyrën se si e udhëheq ekipin dhe futbollin tërheqës që luajmë; nga ana tjetër, për qetësinë që ai shfaq. Është mirë për të gjithë ne, është mirë për ne si klub. Kjo është arsyeja pse ai meriton një pjesë të madhe të këtij suksesi“.

The post “Zgjedhja e Vincent Kompany si trajner i Bayern ishte si të fitoje llotarinë” appeared first on Telesport.