Akanji: Titulli dhe Kupa e Italisë, diçka e pabesueshme! Në verë fola me Milanin, por…

Me 31 paraqitje, 2 gola dhe performanca si lider absolut, Manuel Akanji është kthyer në një shtyllë të skuadrës së Cristian Chivu, me Interin shumë pranë titullit dhe objektivin tjetër në lojë, “Coppa Italia”.

“Kemi një avantazh të mirë në Serie A, +12 pikë ndaj Milanit dhe Napolit, kur kanë mbetur edhe 5 javë kampionat. Kupa e Italisë është ndryshe, nuk kemi avantazh, përveç ndoshta faktit që luajmë në shtëpi. Como do të vijë shumë e motivuar, por ne duam finalen”.

Përballjet me Comon: “Janë gjithmonë të paparashikueshme. I kemi mundur 4-0, kemi bërë një ndeshje pa rreziqe dhe një tjetër ku u gjendëm 2-0 në disavantazh, por e përmbysëm. Do të shohim çfarë ndodh”. Për objektivin: “Do të ishte e pabesueshme të fitoja dy trofe në sezonin tim të parë me Interin. Shpresonim edhe për Champions, por gjithsesi këto dy tituj do të ishin fantastikë”.

Për ambientin: “Shokët dhe trajneri ma bënë të lehtë përshtatjen tek Interi. Ndihem shumë mirë, si në qendër ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes”. Për Milanin: “Fola me drejtuesit kuqezinj verën e kaluar, por mendova se Interi ishte zgjedhja më e duhur. Besoj se rezultoi e saktë”.

Për të ardhmen: “Do të flasim pas trofeve, tani jam i fokusuar te fusha”. Për trajnerin: “Chivu e ka menaxhuar shumë mirë grupin dhe ka krijuar klimë pozitive gjatë gjithë sezonit”. Për Alessandro Bastoni: “Është një shok i shkëlqyer dhe do të isha i lumtur nëse qëndron”.

The post Akanji: Titulli dhe Kupa e Italisë, diçka e pabesueshme! Në verë fola me Milanin, por… appeared first on Telesport.