Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti

Një furgon me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar, është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Debëlldeh në Viti pasi ishte ngarkuar me rreth 3.53 metër kub dru për djegie pa dokumente përcjellëse.

Furgoni, i cili nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për ngarkesën, është konfiskuar dhe dërguar në Agjencinë e Pylltarisë në Viti për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari pas intervistimit, është liruar në përputhje me vendimin e prokurorit.

Fsh. Debëlldeh, Viti / 19.04.2026 – 19:30. Policia ka ndaluar kombin –furgon me targa vendore të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte të ngarkuara  dru për djegje rreth 3.5(metër kub), pa dokumente përcjellëse. Furgoni me dru është dërguar në Agjencinë e Pylltarisë-Viti ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.