Tek Atletico Madrid ka ende zhgënjim pas humbjes me penallti të finales së Kupës së Mbretit (triumfoi Real Societad). Një ndeshje që ishte e vështirë për “colchoneros”, që vinin pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League.
“E nisëm ndeshjen keq: humbëm pjesën e parë dhe në ndeshje të tilla është shumë e vështirë të rikuperohesh. Pjesa e dytë ishte një histori krejtësisht e ndryshme; luajtëm shumë më mirë. Kur bëhet fjalë për penalltitë, çdo gjë mund të ndodhë dhe ata fituan“, tha Diego Simeone, trajneri i Atletico.
“Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet që patëm, disa raste vërtet të qarta dhe nuk arritëm t’i shndërronim në gol. Në ndeshje të tilla, nëse nuk je cinik, gjithçka shkon te penalltitë dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ata e nisën shumë mirë gjuajtjen e penalltive dhe fituan. Kaq“, shtoi argjentinasi.
Sipas tij, një reagim është i nevojshëm, veçanërisht në Evropë: “Jemi ende në garë në Champions, një ndeshje shumë emocionuese na pret. Faleminderit të gjithëve, veçanërisht atyre që erdhën në Seville; na vjen shumë keq për ta”.
“Duhet ta mbajmë kokën lart. Kjo është jeta, ky është futbolli, nuk mund të fitosh gjithë kohës. Kur humbet, thjesht ke humbur një garë tjetër. Nuk ka kohë për të menduar shumë, por duhet të ngrihemi përsëri. Kohët e mira do të vijnë”, përfundoi Simeone.
The post Simeone: Të zhgënjyer për humbjen në finalen e Kupës së Mbretit, ngushëllimi mbetet Champions appeared first on Telesport.








