Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.
Ai, ka thënë se për këtë ka reaguar shefja e grupit parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Tashmë kjo ka ndodhe nga kryetarja e GP të VV-së ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jo e drejtë jemi të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë….Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ia ndërpreu fjalën deputetit…Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër nuk jam edhe naj kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.









