Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se seksioni i fundit i autostradës Beograd–Kralevë, me gjatësi rreth 30 kilometra, do të përfundojë para festës ortodokse “Vidovdan”, që është më 28 qershor, dhe ka premtuar ndërtimin nga Kraleva “drejt Rashkës, Novi Pazarit, Jarinjës” dhe, siç e quan ai, “Mitrovicës së Kosovës”, transmeton Paparaci.
“Edhe në kohët më të vështira, Serbia e gjen veten dhe gjen forcën për t’u ngritur, për të ndërtuar të ardhmen e saj dhe për të besuar në vetvete. Do të vazhdojmë të punojmë, do ta përfundojmë edhe unazën rreth Kragujevcit, do ta lidhim me autostradën Çaçak–Kralevë, dhe do të vazhdojmë nga Kraleva drejt Rashkës, Novi Pazarit, Jarinjës dhe Mitrovicës së Kosovës”, ka pretenduar Vuçiqi në një video-mesazh në Instagram./Paparaci.com









