Zbulohet një laborator për kultivimin e bimëve narkotike në Graçanicë

Një laborator për të cilin dyshohet se është përdorur për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar në Graçanicë.

Për këtë ka njoftuar mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.

Ata bëjnë të ditur se laboratori është gjetur mbrëmë, më 21 prill, rreth orës 21:00.

Hetimet janë duke vazhduar.

Është hapur rasti “prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, substancave analoge ose mjeteve narkotike, pajisjeve apo materialeve”./Paparaci.com