Milan-Juve, rivalitet i dyfishtë. Një “biletë” Champions-i dhe sulmi për Lewandowski

Ka pengesa të mëdha si male, por ëndrrat nuk kushtojnë asgjë, sidomos kur mbështeten në diçka konkrete. Faktet? Robert Lewandowski, 37 vjeç, me kontratë në skadim te Barcelona dhe ende pa rinovim, është opsion me “parametër zero” shumë i rëndësishëm, që mund të zgjidhë problemet sulmuese të Milanit dhe Juventusit.

Barcelona i ka ofruar rinovim që nuk e entuziazmon polakun, me gjysmën e pagës aktuale. Agjenti i tij, Pini Zahavi, ka shkuar në Milano për të ndjekur Milan-Juve dhe të bisedojë me Tare e Comolli, duke dëgjuar ofertat.

Në Barcelonë ai fiton rreth 30 milionë euro në vit, me bonuse. Një shifër e tillë në Itali duket krejt e pamundur, prandaj vendimtar bëhet dëshira e lojtarit për të mbetur lider në një klub të madh dhe në një kampionat tërheqës.

Me një mesatare 40 golash në sezon (këtë sezon 17), kalimi i tij në Arabinë Saudite ose SHBA nuk duket zgjedhja logjike. Zahavi do të paraqesë ofertat dhe vendimin e fundit e merr lojtari. A mund të transferohet si Modric në Itali? Duket e vështirë, por jo e pamundur.

 

The post Milan-Juve, rivalitet i dyfishtë. Një “biletë” Champions-i dhe sulmi për Lewandowski appeared first on Telesport.