Salah: Shpresoj të largohem nga Liverpool në mënyrën e duhur, me një vend në Champions

Është një ndjenjë fantastike. Gjëja më e rëndësishme ishte të ndihmoja ekipin të ambientohej dhe të ndihej më i sigurt. E dinim para ndeshjes se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë dhe jam i lumtur që arritëm ta fitonim.”

Këto ishin fjalët e Mohamed Salah, sulmuesit të Liverpool pas fitores 2-1 në derbin ndaj Everton. Ky ishte triumfi i parë zyrtar i “reds” në stadiumin e ri Hill Dickinson, që erdhi falë një goli të Van Dijk në minutat shtesë të takimit.

Salah, më pas preku temën e ndeshjeve të tij të pakta të mbetura (5) si lojtar i Liverpool. Lojtari egjiptian do t’i japë lamtumirën klubit anglez pas një mbretërimi nëntëvjeçar të ndërtuar në Anfield dhe 257 golave ​​në total për klubin.

Shpresoj vetëm të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj ekipin të arrijë në Champions league këtë sezon. Shpresoj t’i them lamtumirë të gjithëve në mënyrën e duhur, duke arritur diçka konkrete“, shtoi Salah.

The post Salah: Shpresoj të largohem nga Liverpool në mënyrën e duhur, me një vend në Champions appeared first on Telesport.