Thuram dhe Kalulu në kor: Ju shpjegojmë si lindi festa jonë “franceze” e golit

Autor i një goli në Juventus-Bologna, ndeshje e përfunduar 2-0, Khephren Thuram shpjegoi festën argëtuese në “Stadium”, pas realizimit të tij: “Është diçka që e bën një kantautor francez dhe ne provuam ta riprodhonim.

Ai quhet Nazar. Për pjesën tjetër…, është fitore e rëndësishme dhe e arritur në mënyrë të bukur. Spalletti më thotë gjithmonë gjëra inteligjente, më jep këshilla të rëndësishme dhe është shumë i fortë”.

Pak më vonë edhe Kalulu u ndal te festa: “Gjithçka nisi nga një shaka, nga një muzikë e bukur që kemi dëgjuar. E realizuam mirë, ishim të koordinuar”.

 

The post Thuram dhe Kalulu në kor: Ju shpjegojmë si lindi festa jonë “franceze” e golit appeared first on Telesport.