Një fitore me peshë, për të siguruar kualifikimin në Champions dhe për rritur vetëbesimin për sezonin e ardhshëm, ku bardhezinjtë do të synojnë titullin. Objektiv pothuajse i konfirmuar, por Spalletti qëndron i kujdesshëm: “Të qëndrojmë të qetë, sepse këto presione kalojnë edhe te lojtarët e kombëtares dhe përcaktohen nga mënyra si flasim. Të qëndrojmë të qetë, një kamomil është i mirë para gjumit ndonjëherë”.
Më pas analiza e ndeshjes: “Italiano ka të drejtë, e di çfarë do të thotë të rikthehesh pak para një ndeshjeje të rëndësishme si ajo e së dielës. Hymë menjëherë mirë në lojë dhe nuk e ulëm nivelin. Te Juventusi ka presion shumë të lartë, por po përmirësohemi sepse skuadra luan mirë dhe ka një grup të bukur. Jemi në rrugën e duhur, në çdo ndeshje shoh gjëra gjithnjë e më të mira”.
Për frymën e grupit: “Gjithçka vjen nga marrëdhëniet dhe nga afeksioni që jep. Në këtë skuadër duhen dhe të gjithë janë të gatshëm të ndajnë çdo moment, të mirë apo të keq”.
Juventus bën detyrën ndaj Bologna dhe tani është një hap më afër biletës për në Champions (video)
The post Spalletti: Jemi në rrugën e duhur. Champions? Një kamomil para gjumit na bën mirë appeared first on Telesport.









