Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një postimi publik, duke komentuar zhvillimet rreth procesit të zgjedhjes së presidentit në Kosovë.
Në reagimin e tij, Rukiqi ka vënë në pikëpyetje mbështetjen reale për Vjosa Osmani, duke theksuar rëndësinë e votave në Kuvend.
“Jo 15 nënshkrime. Trego a i ke 66 vota për Vjosa Osmanin?” ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se procesi i zgjedhjes nuk përcaktohet nga mbështetjet formale, por nga votimi: “Votat e zgjedhin një President, jo nënshkrimet”.
Më tej, Rukiqi ka deklaruar se pala që ai përfaqëson pretendon mbështetje të sigurt në votim:
“Na i kemi jo 13, jo 14 po 15 vota të garantuara në kuti”.
Në fund të reagimit, ai ka ironizuar edhe debatin për procedurat, duke thënë: “E ndërrojmë edhe datën në listë, pasi që je fiksu me atë datë”.
Ky reagim vjen në një kohë tensionesh politike dhe diskutimesh të shtuara mbi proceset institucionale dhe funksionimin e Kuvendi i Kosovës.









