Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta ka nisur vrullshëm dhe me goa në “Parc des Princes”, ku PSG po kryeson 4-2 ndaj Bayern Munich. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Achraf Hakimi, ishte Khvicha Kvaratskhelia që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në, në minutën e 56-të.
Dy minuta më pas, ishte Ousmane Dembele i cili gjeti golin, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Desire Doue. Një fillim fantastik i pjesës së dytë nga PSG, ndërsa Bayern e sheh veten ngushtë duke pësuar dy gola për dy minuta.
Kujtojmë që kjo është gjysmëfinalja e parë, ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.
The post Dy gola për dy minuta, PSG “fundos” Bayernin në pjesën e dytë (video) appeared first on Telesport.









