Bayern nuk dorëzohet kollaj, dy gola për pesë minuta dhe rihap takimin në “Parc des Princes” (video)

Duket e pabesueshme, ndeshja që po shohim sonte në “Parc des Princes” mes PSG-së dhe Bayernit. Pjesa e dytë po rezulton po aq e bukur sa e para. Pas dy golave të shpejtë të PSG-së, me Kvaratskhelia 56′ dhe Dembele 58′, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i bavarezëve.

Në minutën e 65-të, kundërpërgjigjet Bayern. Joshua Kimmich kroson nga goditja e dënimit, Dayot Upamecano shënon me kokë. Në minutën e 70-të, pas një topi të Kane dhe veprimit fantastik brenda zonës të Luis Diaz, kolumbiani shënon golin e katërt për bavarezët.

9 gola të shënaur deri tani në “Parc des Princes”, PSG udhëheq momentalisht 5-4.

SHIKOGOLAT

The post Bayern nuk dorëzohet kollaj, dy gola për pesë minuta dhe rihap takimin në “Parc des Princes” (video) appeared first on Telesport.