Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për tentim të prishjes së rendit kushtetues të Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë se nisja e procedurës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit është tentim për përmbysje të sistemit kushtetues të Kosovës.
Për këtë, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dallon nga Lista Serbe, të cilat sipas tij, format i kanë të ndryshme, por që të dyja e luftojnë sistemin kushtetues të Kosovës.
“Kurti mbrëmë ma ka kujtuar vitin 1989 kur ishte suprimuar autonomia e Kosovës. Është e frikshme se sin ë vitin 2026 ka lider që tenton të përmbysë rendin kushtetues. E vërteta është se Lëvizja Vetëvendosje me Kurtin po sillet njëjtë si Lista Serbe, e cila synon përmbysjen e rendit kushtetues të Kosovës. Mjetet i kanë të ndryshme, por sistemin kushtetues në Kosovë e luftojnë të dyja.”, ka thënë Kajtazi.









