Ashtu siç edhe pritej, gjysmëfinalja e parë mes PSG-së dhe Bayern-it po dhuron spektakël të vërtetë. Në 45-minutat e para në “Parc des Princes” janë shënuar katër gola.
Bavarezët kaluan të parët në avantazh, falë një penalltie në minutën e 17-të, të shndërruar në gol nga Harry Kane.
Pas një faulli brenda në zonë të Willian Pacho ndaj Luis Diaz, arbitri nuk pati as dyshimin më të vogël dhe drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, topi përfundon në rrjetë. Një minutë më pas, Michael Olise pati shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por nuk u tregua i saktë.
Kundërpërgjigjja e bavarezëve ishte e shpejtë, ku pas një aksioni të gjatë, asistit të Desire Doue dhe depërtimit të bukur brenda në zonë, ishte Khvicha Kvaratskhelia, i cili shënoi një gol tejet të bukur, duke barazuar shifrat në 1-1.
Në minutën e 31-të, parizienët pretendojnë për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Aleksandar Pavlovic dhe kërkojnë penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. Në minutën e 33-të, Olise tregon gjithë klasin e tij, duke u futur bukur brenda në zonë, por reflekset e portierit Matvey Safonov, bën që topi të përplaset në shtyllë.
Menjëherë, kundërpërgjigje e shpejtë e parizienëve, të cilët gjejnë golin e dytë, këtë herë me Joao Neves. Portugezi shënoi me kokë, pas krosimit të Ousmane Dembele nga këndi. Në minutën e 42-të, pas një topi të bukur të Pavlovic dhe depërtimit në zonë, Olise gjen golin e barazimit, duke shënuar me një goditje të bukur me të majtën. Pjesa e parë në Paris, mbyllet 2-2.
The post PSG-Bayern, mbyllet pjesa e parë. Spektakël në Paris, 4 gola të shënuar (video) appeared first on Telesport.









