Piku i fushatës, qeveria ndan dy milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online në të cilën ka ndarë mjete buxhetore për mërgatën.

Në njoftim thuhet se 2 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që i shërbejnë diasporës.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka: Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 €(dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftim.