Gega për ndaljen e punimeve në infrastrukturë: Kanë luftë mes vete, Basha po shikon kënd e favorizoi Hysen Durmishi

Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega ka zbuluar detaje për arsyet e ndaljes së punimeve në stadiumin e ri të Suharekës, teksa ka aluduar se ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka rishikuar kontratat e mëparshme të nënshkruara nga Hysen Durmishi.

Gega ka thënë se Vetëvendosje nuk ka përfillur procedura dhe për këtë arsye janë ndërprerë punimet në disa projekte.

“Këta nuk dinë as me përfill procedura, e kanë shpallur tenderi është nënshkruar kontrata, diku 11 milionë euro, është stadium me standarde të UEFA-s. Kanë filluar të gërmojnë dhe mirëpo që gjashtë muaj nuk punohet, kurrkush nuk del me tregu çka është duke ndodhur aty. Nuk e di si do të ndërtohet. Ka pasur për 3 vjet të kryet stadiumi. Ka kaluar që 1 vjet dhe është në gjendje të mjerueshme. E njëjta është edhe me rrugën e Dellocit, tash nuk është duke punu asgjë. Tash e ka luftën me komuna që nuk janë të VV-së, komunat janë para kolapsit”, ka thënë Gega.

Sipas tij, Basha ka pasur dyshime në punën e Durmishit dhe ka vënë në pikëpyetje projektet që kanë nisur nëpër komunat që nuk qeverisen nga VV-ja.

“Komunat janë para kolapsit me akte përmbarimore. Këta kanë problem edhe mes vete. Tash janë tu e kqyr Dimal Basha kënd e ka favorizuar Hysen Durmishi, mos e ka favorizuar najkend e mos me ju qit pare qatyne komunave. Komunave që nuk i ka VV-ja pse ju ke dhanë memorandume. Ai ka tentuar të ndërhyjë edhe sa nuk kanë qenë ministër, sidomos për Ferizaj dhe Suharekë. Ai është vetë prej Ferizajt dhe ka bërë përpjekje të tilla”, ka thënë Gega.