Buzhala: Sonte ka vdekë ajo pak demokraci që e kemi pas, opozita nuk ka çka lyp në zgjedhje

Analisti e gazetari, Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për ndarjen e dy milionë eurove për fluturimet e mërgatës.

Buzhala e ka vlerësuar si banditeskt vendimin e Kurtit për të cilin tha se është vepër penale. 

“Pas vendimit banditesk te Albin Kurtit me i nda dy milion euro tonat per aviokompanite qe sjellin votues te tij nga diaspora, Opozita mo nuk ka cka me lype ne zgjedhje. Kjo cka ka bo Kurti dhe banda e tij eshte edhe veper penale. Sonte ka vdeke ajo pak demokraci qe e kemi pase. Sonte kane marre fund zgjedhjet fer dhe te lira”, ka thënë Buzhala.

Ai ka thënë se Kurti e ka ditur që nuk i ka votat në Kosovë, prandaj edhe e ka marrë këtë vendim.

“Duke e dite qe brenda Kosoves nuk i ka votat, duke e dite qe nuk i mjaftojne as votat me poste, ai sot ka marre vendimin me skandaloz ne historine e zgjedhjeve ne kete cerek shekulli, 10 dite para zgjedhjeve i ka nda 2 milion euro, per me i financu aviokompanite.
Pra, me paret tona, me paret e bizneseve te Kosoves, po don me i sponsorizu udhetimet e votueseve te vet”, ka shkruar Buzhala.