“E humbi hapin në vitin 1999”, Gega: Kurti do ta zhbëj Kosovën që t’ia nis nga e para e të shpallet hero

Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega ka folur për keqqeverisjen e Albin Kurtit, për të cilin ka thënë se e ka humbur hapin me shtetin qysh në vitin 1999.

Në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin dhe Visar Ymerin, Gega ka thënë se Kurti i ka fobi njerëzit e luftës dhe për këtë ka folur edhe me shembuj.

“Kurti ka fobi me njerëz të luftës, Kurti e ka humbur hapin në vitin 1999, kur ka qenë kundër Rambujesë, kundër Pavarësisë. Ai ka thënë se Kosova nuk bëhet me ushtri, nuk e ka njoft himnin, nuk është ngritur asnjëherë. As përfaqësuesen e Kosovës nuk shkojshin me kqyr në futboll se thojshin nuk na duhen dy kombëtare me qat rrenën për bashkim kombëtar”, ka thënë Gega në “VV Show”.

Ai ka thënë se ka përpjekje nga Kurti që të zhbëj krejt atë që është arritur në Kosovë dhe të fillojë gjithçka dhe të mbahet si hero i kohës së re.

“Kurti po mundohet të krijojë krizë që ta zhbëj shtetin e Kosovës që të fillojë gjithçka prej zeros që të mbahet mend si hero. E pamë edhe në Zvicër çfarë akuze ndaj çlirimtarëve të luftës: “s’ka edhe çlirimtar edhe kështu…”. qeta njerëz jem kanë, nuk kem pas shtet ne, jemi çliruar prej njerëzve të vullnetit të mirë që i rrokën armët. Jem mirënjohës ndaj atyre që u radhitën në krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Gega.