Java fillon me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot kryesisht me diell, si pasojë e ndikimit të përkohshëm të një fushe të presionit të lartë atmosferik.
Megjithatë, siç ka njoftuat Instituti Hidrometerologjik, gjatë orëve të pasdites pritet destabilizim i masave ajrore mbi fushat barike, duke çuar në zhvillimin e vranësirave konvektive.
Si rezultat i këtij procesi, parashihen reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara vende-vende edhe me shkarkime elektrike (rrufe).
Gjatë ditës së martë, territori i vendit do të ndikohet më gjerësisht nga një sistem frontal, i cili do të sjellë reshje shiu në gjithë territorin.
Në disa zona këto reshje mund të jenë më intensive dhe të shoqëruara me aktivitete konvektive, përfshirë edhe shkarkime rrufesh.
Të mërkurën, kushtet meteorologjike mbeten relativisht të paqëndrueshme, por reshjet do të jenë më të shpërndara dhe kryesisht në formë rigash lokale shiu, si pasojë e dobësimit gradual të sistemit frontal dhe stabilizimit të pjesshëm të atmosferës.
Nga dita e enjte pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike, si rezultat i riaktivizimit të fushës anticiklonike, duke sjellë mot më të qëndrueshëm dhe me më pak probabilitet për reshje.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato paraqiten përgjithësisht stabile gjatë gjithë javës. Temperaturat minimale nuk pritet të zbresin në vlera negative, përpos në ndonjë zone me lartësi të lartë mbidetare dhe të ekspozuara nga veriu gjeografik , çka nënkupton mungesë të rrezikut nga ngricat pranverore.
Kjo situatë është e favorshme për zhvillimin fenologjik të kulturave bujqësore dhe për aktivitetet në terren.
E hënë
Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësiart në pjesën e dytë parashihen
të dendësohen dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve parashihen reshje shiu të
percjellura me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale: 3-6°C
Temperaturat maksimale: 14-18°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s
E martë
Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës priten të sjellin
reshje shiu të përcjellura me rrufe.
Temperaturat minimale: 2- 5°C
Temperaturat maksimale: 11-15°C
Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-12m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vrannsirat vende-vende mund të
sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 2-4°C
Temperaturat maksimale: 11-14°C
Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-6m/s.
E enjte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të dendura parashihen në
relievin malor.
Temperaturat minimale: 0-2°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: nga veriperendimi 1-5m/s.
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mimale: 0 deri 3°C
Tmperaturat maksimale: 14- 17°C
Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s. /Klankosova.tv









