Analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit mund të thirret edhe me 40 nënshkrime të deputetëve.
Ai deklaroi kështu në Rubikon të Klan Kosova, pas qëndrimit të deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës në Kuvend, të cilët po kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte, ndërsa seanca konstituive aktualisht është caktuar për nesër në ora 11:30.
“Seanca konstituive mund të thirret edhe në rast se presidenti nuk e thërret seancën konstituive. Deputetët mund të organizohen dhe kjo është e rëndësishme. Është e qartë, nëse presidenti nuk e thërret seancën konstituive, vetë deputetët mund të organizohen. Prandaj, edhe me 40 nënshkrime mund të bëhet kjo pa problem”, tha Paçarizi.








