Kuvendi në orët vendimtare, a do të ketë sonte seancë të jashtëzakonshme? (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca janë mbledhur me grupet e tyre parlamentare në objektin e Kuvendit, duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet sonte, pak orë para përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Subjektet opozitare kanë kërkuar që seanca të nisë nga ora 22:30, por edhe pas më shumë se 10 minutash nga koha e paralajmëruar, në Kuvend nuk ka pasur lëvizje për nisjen e një seance.

Nga Kuvendi po raporton gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, e cila po përcjell nga afër zhvillimet dhe situatën në objektin e Kuvendit.

Mbetet të shihet nëse gjatë orëve në vijim do të ketë dakordim për mbajtjen e seancës sonte apo nëse Kuvendi do të vazhdojë me seancën e paralajmëruar për nesër në ora 11:00.