Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë (VIDEO)

Anton Nrecaj, drejtor ekzekutiv i Organizatës CLARD, ka deklaruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në ora 23:59 ose 00:00, Kosova mund të hyjë në një fazë të krizës së jashtëzakonshme dhe të paprecedentë.

“Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në ora 23:59 ose 00:00, atëherë Kosova mund të hyjë në një fazë të një krize të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë, jokushtetuese dhe pothuajse në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme”, tha Nrecaj.

Ai tha, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në mesnatë, ndërsa bazuar në interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje nëse ky afat nuk respektohet.