Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, pas përfundimit të afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, foli për Klan Kosova.
Ai tha se ka ardhur koha që qeveria Kurti të rrëzohet me forma tjera, e jo me konferenca për media.
“I ftoj krejt qytetarët e Kosovës, që e duan vendin, që ka ardhur koha për Kosovën që të punohet ndryshe. Me konferenca për shtyp me këtë regjim nuk ecet përpara. Këta duhet me i rrëzu. Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq”, deklaroi deputeti i Aleancës.








