A do ta çojnë në kushtetuese PDK, LDK e Aleanca çështjen e seancës konstituive?

Endrita Bajrami, gazetare e Klan Kosova, tha se deputetët e ish-partive opozitare i kanë bërë thirrje LVV-së dhe kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, që të thërrasë seancë sonte për konstituimin e Kuvendit.

Bajrami tha se në ndërtesën e Kuvendit kanë hyrë deputetë të PDK-së, LDK-së e Aleancës.

Ende nuk dihet nëse nga Aleanca u kanë shkuar deputetëve të partive tjera nga ish-opozita kërkesat për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme për të vazhduar me seancën konstituive.

Gazetarja e Klan Kosova tha gjithashtu se deputetët e PDK-së, LDK-së e Aleancës janë pyetur nëse do ta dërgojnë në kushtetuese këtë çështje.

Ata, sipas saj, kanë thënë se do të shohin se çfarë do të ndodhë sonte.

E gjatë kohës sa po raportohej direkt nga Kuvendit, aty u panë edhe deputetë të Listës Serbe.

Ndiqeni deklarimin e saj: