Në nderim të 4 korrikut: Shqiptari niset me kali drejt Amerikës

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë që një shqiptar për respekt të shtetit mik të shqiptarëve të niset me kali drejt Amerikës.

Me dy flamuj atë të Shqipërisë dhe Amerikës, Patriot Kosova, me prejardhje nga Kumanova por që banon në është nisur nga Aeroporti i Rinasit drejt Washington-it ku edhe do të bëjë varjen e flamujve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

“Me këtë udhëtim dua të tregoj falendërimin e shqiptarëve ndaj Amerikës”, tha Kosova.

Ai do të kaloj edhe nëpër Shqipëri dhe më pas përmes tragetit do të kaloj në Itali nga ku do të bëjë ca intervenime në kalin e tij, racë e Dukagjinit, për ta përgatitur për udhëtimin përtej Antlantikut.