Juan Musso ishte titular dhe shkëlqeu sërish. Argjentinasi mbeti në formacionin e Atléticos, duke lënë rezervë këtë herë Oblak, të rikthyer në stol, me debatin për portën më të hapur se kurrë. Simeone zgjodhi vazhdimësinë dhe bashkëkombësi i tij i dha të drejtë me një pjesë të parë spektakolare, duke mbajtur ekipin në garë.
Që në 30 sekonda bëri pritjen e parë ndaj Lamine dhe më pas ndali edhe Ferran e Fermín, duke shmangur golin e tretë para se Lookman të shënonte për Atléticon. “Nuk kam reshtur kurrë së besuari që i vogël dhe ëndrrat mund të bëhen realitet, – tha Musso pas ndeshjes. – Besuam shumë te vetja jonë. Në asnjë moment nuk ishim poshtë në aspektin psikologjik”.
Në pjesën e dytë ndërhyri më pak, por ishte i sigurt. Ai pritet të luajë edhe finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka qenë titullar gjatë gjithë kompeticionit. Më pas, me rikthimin në La Liga dhe gjysmëfinalen e Champions-it, Simeone do vendosë sërish.
Për polemikat: “Është çmenduri ta quash vjedhje, sikurse thonë lojtarët e Barcelonës. Duken sikur ishin 8 penallti të mohuara…” Ai shtoi: “Kemi tifozët më të mirë në Europë” dhe ëndërron Champions-in: “Na pëlqen të ëndërrojmë për gjëra të mëdha”.
The post Musso, portieri “rezervë” më i mirë në botë: Është çmenduri ta paraqesësh këtë si vjedhje… appeared first on Telesport.









