Enrique: Në gjysmëfinale me meritë, nuk është e lehtë të kalosh Liverpool

Trajneri i PSG, Luis Enrique, pas fitores 2-0 në “Anfield” dhe kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, theksoi vështirësinë në përballjen me Liverpool.

Ajo që mund të them është se ishte një ndeshje e tensionuar midis dy ekipeve që luajnë futboll vërtet të mire. Jemi sërish në gjysmëfinale me meritë”, tha trajneri i PSG.

Është një nder të luajmë në Anfield kundër Liverpool dhe Arne Slot. Duhet të them se pjesa e parë ishte më shumë për ne sepse krijuam disa raste. Pjesa e dytë ishte ndryshe”, shtoi Enrique.

Më tej, ai tha: “Ne vuajtëm shumë, ata bënë presion të lartë, morën shumë rreziqe dhe ishte e vështirë, por ne mundëm ta kapërcenim presionin dhe të shënonim dy gola.”

“Nëse Liverpool do të kishte luajtur kështu në të dy ndeshjet, ata ndoshta do të kishin dalë me një rezultat shumë më të mirë në të dyja ndeshjet, dhe madje mund të kishin kaluar tutje”, tha Enrique.

The post Enrique: Në gjysmëfinale me meritë, nuk është e lehtë të kalosh Liverpool appeared first on Telesport.