Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të vrarë, Enverin.
Në një postim emocionues, Haradinaj u shpreh se dhimbjet nuk iu ndalën as pas luftës.
“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë. Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver” shkroi Haradinaj.
Enver Haradinaj u vra në prill të 2005-tës, në moshën 24-vjeçare, në fshatin Raushiq.
Atentati ndaj Enverit u bë gjatë kohës kur ai po lëvizte me veturë në këtë fshat.
Në kohën kur ndodhi ky rast tragjik, si Ramushi, ashtu edhe Dauti ishin në burg.








