Raphinha, i cili udhëtoi me ekipin në “Metropolitano” për të mbështetur shokët në përpjekjen për përmbysje, u shfaq i revoltuar me arbitrimin pas eliminimit nga Champions League: “Ishte një ndeshje e vjedhur, arbitrimi shumë i dobët. Vendimet që morën ishin të pabesueshme”.
Në të njëjtën linjë, braziliani, jashtë loje për shkak dëmtimi, kritikoi ashpërsinë e skuadrës së Simeones: “Atlético bëri nuk e di sa faulle dhe nuk mori asnjë karton të verdhë. Dua të kuptoj nëse kishte vërtet frikë që Barcelona mund të fitonte”.
Këtyre deklaratave iu përgjigj portieri i Atlético Madridit, Juan Musso: “Nuk mund të flitet për vjedhje. E kuptoj çfarë mund të thotë Raphinha apo kushdo, por nuk ishte ashtu. Fituam në fushë. Fituam 2-0 jashtë fushës sonë, faulli i lojtarit të fundit në futboll është karton i kuq… Të flasësh për vjedhje është çmenduri”.
The post Raphinha, i revoltuar me arbitrat: Për mua ishte një ndeshje e vjedhur appeared first on Telesport.









