Man. City del “blof”, ylli 23-vjeçar i PL nuk largohet për më pak se 115 milionë euro

Elliot Anderson do të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës. Ofertat e para për mesfushorin 23-vjeçar kanë filluar që tani.

The Athletic zbulon se Manchester City ka paraqitur tashmë një ofertë fillestare për Elliot Anderson, e cila është refuzuar. Nuk bëhet ende e ditur shuma e foruar, por ajo që dihet me siguri të plotë se është se pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, kërkon 115 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin qendror.

Elliot Anderson pritet të jetë një nga yjet e rinj të Kupës së Botës dhe me një formë të mirë të treguar në këtë kompeticion, vlera e tij në treg mund të rritet akoma e më shumë.

The post Man. City del “blof”, ylli 23-vjeçar i PL nuk largohet për më pak se 115 milionë euro appeared first on Telesport.