Ikën Leao, Milan vihet pas sulmuesit që kushton 70 mln euro. Oferta e parë e kuqezinjve është shumë larg pritshmërive

Rafael Leao tashmë ka bërë të ditur që do të largohet nga Milan dhe momentalisht ëhstë në kërkim të një ekipi të ri. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit kuqezi po ndjekin disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të portugezit.

Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se emri i aprë në listën e kuqeiznjve është Geny Catamo, 25-vjeçari mozambikas që luan te Sporting Lisbon.

Ai mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, madje edhe si mbrojtës anësor. Sezonin e fundit, Catamo ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 42 ndeshje.

Largimi nga Sporting Lisbon nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur se është nën kontratë deri në vitin 2028. Sporting i ka vendosur një kluazolë largimi 70 milionë euro, ndërsa oferta e parë e Milanit është vetëm 35 milionë euro. Për Catamo interesohet seriozisht edhe Como.

The post Ikën Leao, Milan vihet pas sulmuesit që kushton 70 mln euro. Oferta e parë e kuqezinjve është shumë larg pritshmërive appeared first on Telesport.