Juve kujton Manninger: “Përgjithmonë me ne”. Fanella e austriakut në dhomat e zhveshjes

Juventusi ka dashur ta nderojë Alex Manninger, ish-portierin bardhezi nga vit 2008 deri më 2012, i cili ndërroi jetë të enjten e kaluar në një aksident tragjik rrugor.

Klubi bardhezi vendosi ta varë fanellën e tij “Manninger 13” në dhomat e zhveshjes, në “Allianz Stadium”, ndërsa tre portierët Di Gregorio, Pinsoglio dhe Scaglia veshën një fanellë përkujtimore me emrin e tij pas, gjatë nxehjes, para ndeshjes kundër Bologna.

Më pas, para fillimit të takimit, erdhi edhe homazhi në fushë, me Bonucci dhe Buffon që vendosën një tufë me lule.

© juventus.com © juventus.com © juventus.com © juventus.com © Getty Images

Manninger humbi jetën, pamje tronditëse nga aksidenti. Treni i shkatërroi makinën në kalimin hekurudhor

Letra emocionuese e Buffon për vdekjen e Manninger: Një mik dhe person që gjithmonë e kam admiruar

The post Juve kujton Manninger: “Përgjithmonë me ne”. Fanella e austriakut në dhomat e zhveshjes appeared first on Telesport.