Fitues i fundit i një tjetër tituli të Bundesliga me Bayern Munich, Leon Goretzka shmangu çdo pyetje mbi të ardhmen e tioj si futbollist. “Jam ndjerë gjithmonë mirë te Bayerni, ka qenë një eksperiencë fantastike, – ishin fjalët e mesfushorit gjerman gjatë festës së bavarezëve. – Dua t’i shijoj javët e fundit këtu për të marrë me vete gjithçka që është e mundur. Kam shijuar çdo moment, kam një shpirt konkurrues si të gjithë shokët e skuadrës. Donim të fitonim sot dhe ia dolëm”.

Ndërkohë, Bayern Munich u shpall kampion për herë të 34-t, dominim absolut në Gjermani. KJo u sigurua matematikisht duke mposhtur VfB Stuttgart 4-2 në javën e 30-të të Bundesliga. Pas tronditjes fillestare me golin e Fuhrich (dhe rrjetës së fundit të Andrés), bavarezët shpërthyen me Guerreiro, Jackson, Davies dhe “të zakonshmin” Harry Kane.

Titulli i dytë radhazi për ekipin e Vincent Kompany, i 13-ti në 14 sezonet e fundit. Bayerni e siguroi “Meisterschale” 4 javë para fundit dhe festoi në “Allianz Arena” pas përmbysjes 4-2. Skuadra e Kompany fiton titullin e dytë radhazi dhe të 13-tin në 14 sezonet e fundit; vetëm Bayer Leverkusen i Xabi Alonso e kishte ndërprerë dominimin e bavarezëve. Tani Bayerni fokusohet te gjysmëfinalet e Champions-it kundër PSG.

The post Goretzka nuk mendon tani për Milanin: Dua t’i shijoj fort javët e fundit te Bayerni appeared first on Telesport.









