Pesë javë nga fundi i Serie A 2025-2026 nis koha e llogarive. Nëse Interit i duhen vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e mbetura për të festuar matematikisht titullin kampion, Milani, Napoli dhe Juventusi duhet të bëjnë pak më shumë për të siguruar një vend në Champions League, sezonin e ardhshëm. Me Como që mbetet në kuotën e 58 pikëve pas humbjes ndaj Sassuolos, pragu për Champions është vendosur në 74 pikë.
Për Milanin mjaftojnë 73 pikë, falë avantazhit në përballjet direkte ndaj Como dhe Roma. Kështu, kuqezinjve iu duhen edhe 7 pikë, Napolit 8 pikë, ndërsa Juventusit 11 pikë për të arritur objektivin. Gjithmonë nëse skuadra e Fabregas i fiton të gjitha, 5 ndeshjet e mbetura, kundër Genoa, Napoli, Verona, Parma dhe Cremonese.
Renditja aktuale në zonën Champions: Milani ka 66 pikë, Napoli 66, Juventusi 63, Como dhe Roma nga 58 pikë.
The post Gara për Champions; sa pikë i duhen Milanit, Napolit dhe Juves për të arritur objektivin appeared first on Telesport.









