Fundjavë e ngarkuar në rajonin e Pejës: Laborator droge, arrestime e zjarre (VIDEO)

Fundjava nuk ka qenë e qetë në rajonin e Pejës, ku janë raportuar disa raste të ndryshme të sigurisë dhe emergjencave.

Në një operacion policor është zbuluar një laborator i madh droge, ndërsa janë konfiskuar dhe asgjësuar mbi 90 shkurre kanabisi.

 Lidhur me rastin është arrestuar edhe një person i dyshuar. Detajet për këtë operacion i gjeni edhe në këtë link.

Ndërkohë, gjatë fundjavës angazhime kanë pasur edhe zjarrfikësit, të cilët janë përballur me disa raste të ndryshme intervenimi në terren, raportoi gazetari korrespondent Valdrin Daci në emisionin “Ora 7”.

Një nga rastet më të raportuara ka qenë djegia e një veture, megjithatë fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë: